LAJME

Në Kukës u vendos busti i Mbretëreshës, më pas u largua me arsyen se s’dihej kush e vendosi

Në Mbretërinë e Bashkuar sot po i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq me 8 shtator.

E derisa po vazhdon ceremonia e funeralit, në Kukës është zbuluar .busti i monarkes britanike.

Ky bust është vendosur para Pallatit të Kulturës, për të shprehur vlerësimin e qytetarëve kuksianë për Mbretëreshën, e cila qëndroi për 70 vite në fronin e Britanisë së Madhe.

Mësohet se busti është ndërtuar falë kontributit të emigrantëve kuksianë në Angli.

Megjithatë, disa minuta pasi busti u vendos aty ai u hoq nga autoritetet, të cilat thonë se nuk kanë informacion se kush e ka vendosur.

Ndryshe, disa javë më parë, kur Elizabeth II ishte ende gjallë, bashkia e këtij qyteti kishte shprehur dëshirën për të ngritur një bust të Mbretëreshës në qendër të qytetit, duke qenë se shumica e emigrantëve nga këto zona kanë zgjedhur pikërisht Mbretërinë e Bashkuar si vend për të jetuar e punuar. Por, për ta bërë këtë duhet një leje e posaçme nga familja mbretërore./a2news


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

4 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

4 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…

6 orë ago