Mali i Zi pas shpalljes së pavarësisë është ballafaquar me agresionin ruso-serb i cili ka ardhur në formën e mosnjohjes së shtetit dhe kombit malazez si dhe mohimin e Kishës së Malazezëve.
Ky agresion për përmbysjen e rregullit kushtetues të këtij vendi është bërë më i ashpër sidomos pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.Për këto qëllime është përdorur Kisha uzurpatore serbe e cila kohëve të fundit ka organizuar protesta ,kinse për të kundërshtuar Ligjin për liritë fetare.
Mali i Zi ia ka arritur t’iu kundërvihet me masa shtetrore ,duke i shpallur agjituesit e ideve proruse si non-grata.
Sikur që është vepruar me priftin Sasa Janjiq të cilit nga autoritetet malazeze iu dha një vendim që ai duhet të largohej nga Mali i Zi brenda shtatë ditësh, d.m.th. deri në 26 qershor.
Në Vendimin, i cili iu dha atij pas tre orësh të kaluar në ambientet e Policisë Kufitare në Pljevlja, shkruhet se Janjiq nuk do të jetë në gjendje të hyjë në Mal të Zi për një vit.
Avokati i tij, Josif Mickoviq, tha se ai do të paraqiste një apel, dhe se policia i konfirmoi atij se për sa kohë që apeli është në proces, priftit Janjiq lejohet të qëndrojë në Mal të Zi.
/Përgatitur nga proinformacion.com/