POLITIKE

Shtrirja e VV-së në Maqedoni, Ahmeti e quan të pashëndetshme – thotë se e copëton elektoratin shqiptar

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk e ka mirëpritur idenë e Lëvizjes Vetëvendosje që të ketë shtrirje si subjekt partiak edhe në Maqedoninë e Veriut.

”Deri tani kemi pasur gjashtë parti në Maqedoni. Copëtohet elektorati shqiptar”.

”Kam konsideratë për të gjitha partitë në Kosovë, edhe në Vetëvendosje”, është shprehur Ahmeti.

”Do të isha jashtëzakonisht mirënjohës që nëse kanë vërejtje në këto politika që kam drejtuar, le t’mi thonë si shoku –shokut”.

”Por është e drejtë legjitime që kushdo që të hapë parti, mund ta bëjë atë”.

A i frikësohesh fitores së Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut?

”Janë qytetarët ata që vendosin, mund të them që për 18 vjet kam fituar të gjitha ciklet zgjedhore”.

”Nëse vendosin qytetarët ndryshe, kjo është mëse legjitime”, shprehet ai.

Kreu i BDI-së foli edhe për raportet me Albin Kurtin.

”Kam pasur dhe kam relacione miqësore”.

”E kisha takuar dy apo tri herë në selinë e BDI-së vite më parë – biseduam për shumë çështje, ka tre vite radhazi kam shumë bashkëpunëtorë që janë në organet drejtuese në LVV ashtu sic janë në Aleancë”.

”Unë i ruaj miqtë, pa ndërhyrë në politikat e brendshme të partive të tyre dhe atë të Kosovës. Kosovën e kam pikë të dobët, është vendlindja ime e dytë. Dua të gjitha të mirat për Kosovën”.

”Pjesë të veprimtarisë e kam atë, jam në komunikim me të gjithë – dhe ruaj me të gjithë miqësitë dhe nuk kam pasur të them as përplasje apo diçka të tillë me të gjithë miqtë atje që kam”.

Ali Ahmeti në Rubikon me Adriatik Kelmendin e cilësoi si jo të shëndetshme themelimin e Vetëvendosjes edhe në Maqedoninë e Veriut, njofton Klan Kosova.

”Nuk mendoj që do të ishte e shëndetshme”.

”Dua si nga Prishtina ashtu edhe nga Tirana, le t’më thonë që ”këtu e ke gabim”. Unë kam bashkëveprimtar, çdo gjë mund t’ma thonë – kam mendimet e mia dhe nuk hidhërohem”.

”Por jo ama të punojnë pas shpine”.

”Do më irritonin dhe dëshpëronin nëse më punojnë pas shpine – le t’ma thonë hapur. Që nga vitet ’80-të, kam punuar, dhe nuk janë pak vite”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

12 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

17 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago