Protesta e OVL-së së UÇK-së kundër aktakuzave të ngritura nga Prokuroria në Hagë ndaj dy ish-liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, është mbajtur edhe në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan. Mirëpo kjo protestë në kohë të pandemisë është kundërshtuar nga Ramiz Qeriqi, ish-komandant i batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu”, njëherësh asamblist i AAK-së në Lipjan.
Sipas tij, në këtë protestë po marrin pjesë edhe veteranë të rrejshëm, të cilët u emëruan nga ata që patën interesa personale. Qeriqi tha se ish-kolegët e tij kanë ndërtuar pallate me para të qytetarëve, andaj është dashur të themelohej edhe një gjykatë për pastrimin e hajnisë që nga paslufta, komentoi ai, raporton KOHA.
Në anën tjetër, Ali Mejzinolli, kryetar i OVL-së në Lipjan, tha se nuk mund ta njollosë askush luftën e pastër të UÇK-së.
Këtë protestë e ka mbështetur edhe Shoqata e të Burgosurve Politikë.
Ndërkohë, një grup i asamblistëve kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për ta mbajtur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Lipjan për t’i kundërshtuar aktakuzat e ngritura ndaj ish-liderëve të UÇK-së.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…