BOTA

Në luftë për një tas ushqim/ Palestinezët vrapojnë të marrin vaktet nga ndihmat humanitare

Pas një bllokade 11 javore të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, civilët e pafajshëm të zhvendosur në të gjithë enklavën kanë filluar të marrin vaktet e para të ngrohta të ushqimit . Në qytetin e Gazës, qytetarët të cilët kanë rrethuar një Kuzhinë portative vrapojnë dhe shtyhen me njëri tjetrin me frikën se ushqimi do të mbarojë. Um Imad Afifi, një zonjë e cila pret rradhën me tenxhere në duar thotë se civilët palestinezë janë të varur nga bamirësia dhe se kushtet në të cilat po jetojnë janë përtej njerëzores.

“Shumë njerëz të cilët janë zhvendosur këtu nuk po marrin dot as një vakt ushqimor, sepse ndihmat janë të pamjaftueshme. Jemi të varur nga bamirësia, më vjen të qaj kur mendoj cdo ditë se nuk kam me çfarë të ushqej fëmijët. Më parë ishim në shtëpitë tona, nuk e ndjenim urine. Nuk e di çfarë është kjo jetë që po jetojmë.”

Nihad Abu Koosh, një punonjës bamirësie i zhvendosur nga Qyteti Rafah në qytetin e Gazës për shkak të luftimeve thotë se ka mbrëmje kur shkon duarbosh tek fëmijët e tij, pasi ushqimi që ata administrojnë nuk mjafton për të ushqyer të gjithë civilët.

“Ne jemi punonjës bamirësei këtu, jemi të varur nga e gjitha kjo. Kthehemi në Shtëpitë tona njësoj si njerësit e tjerë. Në dy ditët e fundit pavarësisht ardhjes së ndihmave ushqimi nuk ka mjaftuar. Jam kthyer duarbosh tek fëmijët e mi sepse më duhet të ushqeja njerëzit që kishin disa ditë pa ngrënë.”

Luftimet intensive në Rripin e Gazës pasi Izraeli njoftoi pushtimin e të gjithë enclaves kanë krijuar pasiguri në rrugët e shpërndarjes së ndihmave humanitar. Programi Botëror I Ushqimit nga Kombet e Bashkuara I cili thotë se Rripi i Gazës është në një uri të tejskajshme deklaroi se 15 kamionë me ndihma u vodhën të premte nga grupe ende të paidentifikuara. Izraeli ka akzuar Hamas se është ai që qëndron pas vjedhjes së ushqimit për civilët.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago