POLITIKE

Në Lugano, Haliti tregon se çfarë bisedoi me Ibrahim Rugovën

Në rrëfimin për emisionin Pressing, Xhavit Haliti ka treguar çfarë i kishte thënë ish-presidenti Ibrahim Rugova në një rast, kur e kishte pasur rastin të rrinë së bashku për tre ditë e tre net në Lugano të Zvicrës.

Haliti ka thënë se Rugovën e konsideron mik të tijin, por ka thënë se në aspektin organizativ nuk është pajtuar asnjëherë me të. Ai ka kujtuar edhe fjalët e tij, kur i kishte thënë që s’do ta pengojë e as të dalë kundër luftës së armatosur.

“Me Rugovën njëherë kemi ndejtë tre dite e tre natë bashkë në Lugano dhe jemi takuar pastaj prapë disa herë. Rugovën e njoh si mik timin, por organizativisht s’jam pajtu kurrë me të. Na kemi qenë për me lëvizë puna. Përgjigja e tij ka qenë shiqo nuk është mirë me thënë që ke folë për çështje lufte, por unë s’ju pengoj. Unë s’dal kundër publikisht, por s’dua ta lë rrugën time”, ka rrëfyer Haliti për takimin me Rugovën në vitet ’90.

Haliti ka folur po ashtu edhe për trajnimin e forcave të armatosura në Shqipëri, që kishin filluar në vitin 1991. Ai është pyetur se kush i kishte dërguar këto trupa për trajnime, UÇK-ja apo LDK-ja, por nuk ka dhënë një përgjigje definitive.

“Grupet e para kanë shkuar në vitin ’91. Kush i ka çu… shiqo LPK-ja nuk ka çu njerëz në dasëm. LPK-ja ka vepruar ndryshe”, ka thënë Haliti.

Haliti, si veprimtar i hershëm, ka treguar se si ishte takuar shpeshherë edhe me ish-presidentin e Shqipërisë, Ramiz Alia. Ka thënë se presidencën shqiptare e kishte si shtëpinë e tij.

“Në atë kohë kemi pasur takime me Ramiz Alinë… aty e kam pasur si në shtëpi timen”, ka thënë Haliti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

10 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

13 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

14 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

14 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

20 orë ago