POLITIKE

“Në rajon ka konflikte”, Rama: Grekët aktrojnë sikur kanë qenë të parët këtu, ne po ashtu pretendojmë të njëjtën gjë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri edhe njëherë thirrje në”Forumin e Prespës” për dialog që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mos presin më BE për të hapur dyert e anëtarësimit, por të nisin bashkëpunimin në kuadër të mini-Shengenit për të përmirësuar jetën dhe ekonominë e rajonit.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, vendet e rajonit duhet të vijojnë me reformat e nevojshme për në Unionin Europian dhe shtoi se ato nuk i pengon asgjë për të bërë tregti të lirë apo të lejojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Edi Rama shtoi se ndonëse mes shumë vendeve në rajonin tonë ka konflikte është e mira që ato të zgjidhen me dialog dhe pa pengesa.

“Ne nuk e zgjodhëm këtë rrugë për asgjë tjetër përveç vullnetit tonë. Kjo është rruga e vetme për ne. Këtu nuk bëhet fjalë për paketimin e Shqipërisë dhe RMV dhe dërgimin në BE. Bëhet fjalë për funksionimin e vendeve tona. A do jemi pjesë e BE? Nuk është në dorën tonë. Nuk jemi ne ata që vendosim. Megjithatë ne mund të bëjmë shumë punë. Ne mund të bashkëpunojmë në rajon që të përmirësojmë ekonomitë tona, për krijimin e hapësirës më të madhe për sipërmarrësit tanë, të rinjtë tanë.

Të izoluar dhe me shpinë drejt rajonit jemi të vegjël, por të bashkuar jemi në masë të mjaftueshme të mëdhenj. Ne mundemi që me veprimet tona t’ua lehtësojmë jetën njerëzve që jetojnë këtu. Pse duhet të presim vendet anëtare që të bëjmë tregti në këtë rajon? Pse duhet të presim BE për të lejuar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave, të hapim kufijtë. Ne mund ta bëjmë këtë gjë. Duhet të vijojmë të ecim në këtë drejtim. Ne kemi konflikte në rajon që duhet të zgjidhen.

Vëllezërit tanë grekë aktrojnë se kanë ardhur përpara këtu para të gjithë të tjerëve, ndërsa ne të tjerët jemi pasardhës të tyre. Ne aktrojmë se jemi të njëjtë. Maqedonasit e veriut dhe madje bullgarët aktrojnë se të gjithë jemi të lidhur me prezencën e tyre të parë në këtë rajon. Pashë një boks të mirë me fjalë mes Albinit dhe Anës, por ata janë prapë këtu”, u shpreh Rama./A2


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

22 orë ago