Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në Samitin e Prespës, ka shprehur zhgënjimin ndaj Bashkimit Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën. Kurti theksoi se është i zhgënjyer edhe me vendimin e BE-së për moshapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ai konsideroi se Bashkimi Evropian është i ngadaltë në procese dhe se i mungon uniteti.
“Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e BE-së për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Si vend që na është mohuar liberalizimin i vizave e kuptojmë zhgënjimin tuaj. BE-ja është e ngadaltë, i mungon uniteti, por megjithatë është shpresa jonë më e mirë dhe alternativa e vetme që e kemi. Ne i takojmë këtij rajoni. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe jemi shtete fqinje të shteteve të BE-së”, ka thënë Kurti sot në Samitin e Prespës.
Kurti theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimore duhet të punojnë që të bëhen anëtarë të BE-së. E sipas tij kjo mund arritet vetëm nëse vendet e Ballkanit e pranojnë të vërtetën historike dhe realitetin.
“Në vend që të të vazhdojmë të ndihemi për frustruar me vendimet e Be-së duhet ta pyesim veten se çfarë duhet të bëjmë ne për të arritur aty. Nëse shohim brenda nesh e shohim se kemi shumë probleme. Ekziston lufta me pushtet autoritare dhe kundër monopoleve kriminale dhe kundër thyerjes së shtetit të së drejtës,, mos pranimi i të vërtetës historike dhe aktrimi se mund të ndërtojmë shoqëri demokratike në mes të kombeve tona vetëm duke e mohuar se çfarë ka ndodhur dhe duke u munduar që ta ndryshojmë realitetin”, deklaroi Kurti.
Kryeministri kosovar insistoi se vendet e rajonit duhet t’i kryejnë siç tha ai “detyrat e shtëpisë”, për t’u integruar në BE.
“Një pjesë e madhe e përgjegjësisë qëndron tek BE, por edhe ne duhet që t’i kryejmë detyrat e shtëpisë. Edhe ideja e Novi Sadit për ‘Mini Schengenin’, një iniciativë që nuk ka vizion për rajonin, dhe që Republika e Kosovës e kundërshton ashpër,. Pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet që nuk e duan NATO-në dhe që e favorizojnë Rusinë”, ka thënë ai.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…