Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bënë bujë në mediat sociale saherë deklaron dicka, kjo për shkak të sensit të humorit që ai ka.
Në një intervistë në lajmi.net, ai ka treguar edhe për preferencat e tij muzikore, por edhe për kujtimet që viti 2021 kishte lënë në memorien e tij.
Ai ka treguar gjithashtu për dëshirën e fëmijërisë që donte të bëhej pilot.
“Në rininë e hershme kam dashur të jem pilot, por rrjedhat e jetës më dërguan tjetër kah, disiplina është ana ime e fortë. Sigurisht profesion me uniformë dhe përgjegjësi, në shërbim të të tjerëve”, ka thënë ai