Ferma gjigante e kanabisit në malin e Olimpit në Greqi i njohur ndryshe dhe si mali i “Zotave”, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat shkruajnë se atë që kanë parë në shtetin e tyre mund ta shohësh vetëm në Netflix.
Sipas asaj që shkruan “Protothema” mafiozët shqiptarë në bashkëpunim me ata grekë kishin arritur që të ngrinin një plantacion gjigant në majën e Olimpit, aq sa edhe shteti e pati tmerrësisht të vështirë që të ndërhynte.
ADVERTISING
Mediat shkruajnë gjithashtu se aty mund të gjeje gjithçka, nga uji, deri tek sendet më të vogla që ju nebojiteshin punëtorëve për mirëmbajtjen e fermës.
Ndërsa bën paralele me serialin e njohur në Netflix, “Narcos”, Protothema raporton se autoritetet në vend lokalizuan një supe-parcelë prej 40 hektarësh në pesë nivele që do të prodhonte në fazën e parë më shumë se 11 tonë kërp të cilësisë së parë ndërsa fitimet pritej të kalonin 40 milionë euro.
“Biznesi” i madh nisi një vit më parë, me prerjen e qindra pemëve në anën lindore të Olimpit, në lartësinë 1500 metra, krijimin e një sistemi të posaçëm vaditjeje të gjatë disa kilometra nga burimet e Olimpit dhe më pas dhjetëra mushka u përdorën për të transportuar lëndët e para, veglat, por edhe të korrat e “arta”.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…