Chris Hill, (R) U.S. ambassador to Macedonia, speaks to the leader of the ethnic Albanians in Kosovo Ibrahim Rugova during their meeting in Pristina November 27. The West's main Kosovo mediator said of Friday he was intensifying efforts to forge an autonomy deal thet will cement a shaky ceasefire in the mainly ethnic Albanian province. 1998
Christopher Hill, eksperti me përvojë për situatën në rajonin e Ballkanit, do të emërohet ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi. Duke u nisur nga kontributi i tij i mëhershëm për tejkalimin e krizës në Ballkan, në Serbi po e konsiderojnë si një diplomat tejet të fuqishëm.
Diplomati amerikan ka pasur përvojë të gjatë pune në raport me shtetet e Ballkanit. Ish-përfaqësuesi i SHBA-së për Kosovën gjatë kohës së luftës, ka shërbyer si ambasador edhe në Shkup e Tiranë.
Nikola Shainoviq, ish-zëvendëskryeministër në ish-Jugosllavi dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Sllobodan Milosheviqit, ka thënë se Hilli e njeh mirë rajonin në tërësi.
“Në periudhë të gjatë, para dhe gjatë krizës, nga Bosnja, Dejtoni e Kosova. Kam bashkëpunuar shumë me të dhe mund të them që është njeri i hapur për të dëgjuar e diskutuar dhe personalisht kishte mirëkuptim për tragjedinë në të cilën kemi kaluar”, ka thënë Shainoviq për “TV Prva”.
Diplomati serb, Vladislav Jovanoviq, ka thënë se Hilli ka aftësi diplomatike, por edhe “duar të forta”.
“Po që se konsiderohet si sinonim i politikës së shkopit dhe karotës, jo vetëm që është vështirë, por shumë vështirë, sepse negociatat mbahen vazhdimisht nën kërcënim të përdorimit të forcës. Sanksionime me para, izolime apo kërcënime tjera deri te ndëshkimet”, ka thënë Jovanoviq.
Dërgimi i Christopher Hillit si ambasador në Beograd po interpretohet në Serbi si përpjekje e SHBA-së për të shtuar praninë në rajon dhe presionin mbi liderët serbë.
Gjithsesi, Shainoviq ka shtuar se Hilli do të kontribuojë në kuptim më të madh ndërshtetëror SHBA-Serbi.
Hill në disa raste është shprehur edhe për miqësinë Kosovë – SHBA. Këtë e kishte deklaruar më 2013, gjatë një interviste në Prishtinë. “Ajo që dua t’ju siguroj juve është se shumë gjërat në botë ndryshojnë. Bota ndryshon çdo ditë. Por një gjë që kurrë nuk do të ndryshon janë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kosovën. Ne gjithmonë do të jemi afër Kosovës dhe Kosova do të mbetet gjithmonë afër nesh”, pati deklaruar ambasadori Hill më 2013.
Hill ishte pjesë e ekipit që negocioi marrëveshjen e paqes në Bosnje. Punoi bashkë me Richard Holbrooken, duke shërbyer si zëvendës i tij në bisedimet për Marrëveshjen e Dejtonit më 1995. Holbrooke e ka përshkruar si të mahnitshëm e trim në librin e tij për negociatat e Dejtonit. Sipas Holbrooket, Hilli ka “aftësi të jashtëzakonshme të negocimit”. Pasi që Serbia refuzoi të hiqte dorë nga Kosova, përpjekjet e Hillit përfunduan me fushatë bombardimesh të NATO-s për çlirimin e Kosovës.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…