Pragu i nëntorit i gjen vlonjatët dhe pushuesit vendas dhe të huaj në det. Temperaturat e larta mbeten një mundësi për t’u shfrytëzuar për të gjithë ata që zgjedhin të pushojnë në Vlorë.
“Jam nga Tirana, keni zgjedhur të vijmë çdo fundjavë në Vlorë, se ka qenë koha e mrekullueshme. Tani sa dola nga deti, më i mirë se në gusht, është qetë.”
“Jam kosovare, por 50 vjet kam jetuar në Suedi. Kam vendos të jetoj në Vlorë se jam dashuruar me Vlorën. Më shumë më pëlqen deti dhe Lungomare. Koha na ka mbajt, jam shumë e kënaqur që kam zgjedh Vlorën për të jetuar.”
“Jam nga Përmeti, kam ardhur me pushime, jetoj në Francë prej 20 vitesh. Kam qenë regjisor në estradën e Beratit. Vlora është vendi më i bukur për mua. Deti i mrekullueshëm. Janë me fat vlonjatët që e kanë.”- shprehen qytetarët
Edhe pse ndërrimi i orës lajmëron nisjen e dimrit, temperaturat e larta gjata ditës kanë bërë që një pjesë e operatorëve turistikë në Vlorë t’i mbajnë ende shezlonet në plazhe, në ditët e fundit të tetorit.
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…
Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…