Ish-sulmuesi i kombëtares ruse Dmitry Kirichenko ka komentuar golin sulmuesit të kombëtares shqiptare Nedim Bajrami në EURO 2024, i cili theu rekordin e tij duke çuar topin në rrjetë pas vetëm 22 sekonda lojë.
Në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Italisë, Nedim Bajrami shënoi në sekondën e 22-të të ndeshjes dhe theu rekordin e Kirichenkos, i cili shënoi kundër Greqisë në EURO 2004 në sekondën e 67-të.
“Jam shumë i habitur që ishin shqiptarët ata që thyen rekordin tim! Mendova se një ekip më i famshëm do ta bënte. Pra, pse të habitemi? Epo, ata shënuan në sekondën e 22-të. I lumtë”, tha ish-sulmuesi rus.
Ai shtoi se: “E vetmja gjë e habitshme është se rekordi im zgjati për njëzet vjet! 67 sekondat nuk janë aq të shpejt, kështu që jam i befasuar që u deshën kaq shumë vite për të shënuar më shpejt. Nuk prisja asgjë fare. Nuk kam menduar kurrë për rekordin tim në Euro në Portugali. Vetëm nëse ma kujtojnë atë”.