Nëna e 5 fëmijëve: Burri im i lë 5 mijë euro në bastore, në Fushë Kosovë

Një nënë e 5 fëmijëve ka raportuar në IndeksOnline se burri i saj luan bixhoz në njërën nga lokalet, në podrum, afër rrethit të Fushë Kosovës.

Në kushte anonimiteti, ajo ka thënë se për dy ditë ai i shpenzon 5 mijë euro, derisa shonte se vet jetojnë në një shtëpi me qera.

Ajo ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të ndërrmarin veprimet e duhura lidhur me këto lokale.

“E pash një artikull që keni postuar për bastoret, shumë mire. Por edhe si koinqindencë për atë çfarë mu personal më ka ndodhur kisha pas dëshirë këtë lajm me dërgu të institucionet përkatëse. Unë jam nënë e 5 vajzave dhe jetoj me një shtëpi me qera pa kushte kurse bashkëshorti im shkon lun bastore. Centin e fundit e len te rrethi i Fushë Kosovës, aty afër 007 po majke bastore në podrum në mënyrë ilegale. Ju kisha lutur me ndërrmarr diçka, 5 mijë euro me i hup për 2 ditë nuk jan pak.

Në kushte si sot dhe çfarë i kam unë. Me siguri ka shumë që e kanë këtë hall”, ka thënë ajo