Kombet e Bashkuara e kanë nderuar me pullë postare nobelisten e paqes, Nënë Tereza.
Me një thënie të saj se “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që kjo pullë të përdoret dhe mesazhi i fortë i saj të qarkulloj edhe më tej nëpër botë.
Përmes rrjetitbn social “Twitter”, Kombet e Bashkuara thonë se me anë të kësaj pulle po nderojnë trashëgiminë dhe jetën e Nënë Terezës.
“Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara po nderon jetën dhe trashëgiminë e nobelistes Nënë Tereza, për përpjekjet e saj të palodhshme në emër të njerëzve më të ndjeshëm në botë”, thuhet në njoftim.