Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, thotë se AAK-ja është për krijimin e një qeverie të re.
Nitaj thotë se nëse mandatin për krjimin e qeverisë e merr LDK-ja, ata do e mbështetin pa asnjë hezitim, ku edhe do të mund të ishin pjesë e saj.
Shkrimi i tij i plotë:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është për krijimin e një qeverie të re, sa më shpejt aq më mirë.
Nëse mandatin për krijimin e kësaj Qeverie do ta marrë LDK, ne do ta mbështesim pa asnjë hezitim dhe njëkohësisht do të mund të ishim pjesë e kësaj qeverie, nëse kjo kërkohet prej nesh!