Në kuadër të bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nënoficerë të FSK-së, së bashku me ata të FARSH-së, përfunduan Kursin e Avancuar të Nënoficerit, pranë Qendrës së Arsimimit Profesional të Nënoficerëve, në Akademinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.
Qëllimi i Kursit është ngritja e aftësive profesionale të nënoficerëve, me synim që të përgatis lider të shkathët për të udhëhequr me trupa.
Partneriteti i FSK-së dhe FARSH-së ndihmon në avancimin profesional të ushtarakëve nga Kosova dhe Shqipëria, për të qenë sa më të përgatitur për të ndërvepruar krah aleatëve ndërkombëtar.