Një 19-vjeçar është arrestuar për vrasjen e një prifti të dyshuar si pedofil, të cilit i zhyti një kryq në fyt, ndërsa më parë e kishte torturuar, shkrun The Sun.
I riu është akuzuar për vrasje dhe rezistencë ndaj arrestimit, pasi u përpoq të largohej nga vendi I ngjarjes me makinën e viktimës.
Por historia e tij është vërtet e trishtë, dhe shumë nga ata që mësuan se çfarë ndodhur me djalin, ndjenë keqardhje për të.
Alexandre V., ishte abuzuar nga prifti Roger Matassoli, i cili kishte bërë të njëjtën gjë edhe me babain e tij.
I ati i 19 vjeçarit, të cilin mediat franceze e identifikojnë vetëm si Stefan, kishte vrarë veten kur kishte mësuar se çfarë kishte hequr i biri.
Vetëvrasjen e kishte tentuar edhe vetë Alexandre.
“Ky njeri shkatërroi një familje të tërë”, thanë burime pranë tyre.
Matassoli kishte abuzuar dhe me dy persona të tjerë, për këtë arsye qe pezulluar nga funksioni i tij në 2009-tës sipas peshkopit Jacques Benoit-Gonnin, por raportet në shtypin vendas tregojnë se prifti pedofil kishte vazhduar të paguhej deri në 2018-tën.