Nëntori nis i acartë në Kinë, dimri ekstrem mbyll rrugë e hekurudha

Kina prej fillimit të javës po përjeton temperatura rekord në dhjetëra qytete, për shkak të të ftohtit të acartë dhe erës, që ka pushtuar vendin.

Makinat kanë mbetur të bllokuara nën dëborë, në rrugë është e pamundur të ecësh në këmbë.

Disa linja hekurudhore janë mbyllur për shkak të ngricave. Që prej të shtunës së 4 nëntorit, veriu i Kinës është pushtuar nga një stuhi dëborë, që solli menjëherë rënie të temperaturave me 16 gradë brenda 24 orëve.