Zëvendëskryeministri, Haki Abazi ka reaguar pas kërkimit të mocionit të mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti nga LDK-ja, duke drejtuar akuza karshi figurave kryesore të LDK’së, transmeton Gazeta Metro.
Abazi ka thënë se deklaratat e Isa Mustafës dhe Agim Veliut janë si ato të PDK-së dhe të Presidentit të Kosovës, Hashim Thacit.
“Është për keqardhje kur ndëgjon deklaratat e Mustafës dhe Veliut e sidomos kur ato janë në sinkron të plotë me Thaçin dhe PDK. Po e vërtetojnë se asnjë herë dhe në asnjë formë nuk e kanë qëllim interesin e qytetarit, sot Kur të gjithë jemi të mobilizuar për të mbrojtur qytetarët nga COVID-19”, ka thënë ai.
“Kjo frymë e bllokimit dhe sabotazhës ka qenë edhe kur është refuzuar koalicioni parazgjedhor, edhe në kohën e presionit të parësyeshëm në negociata, deklaratat kundërthënse dhe ngathtësia e plotë për të vepruar mbrenda ministrisë së punëve të mbrendshme. Si duket puna e mirë e rezultatet e mëdha dhe suksesi I çdo ministrie tjetër kanë frikësuar Veliun. Shpresë ka meqë në LDK ka edhe udheheqës edhe votues që e duan Kosovën më shumë se Veliu, Mustafa dhe Hoti”, ka thënë Abazi.