POLITIKE

“Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij” – çfarë deshi të thotë Hovenier me këtë shprehje?

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka mbajtur sot një fjalim në Samitin e Kosvës për Paqe dhe Demokraci.

Sipas tij, ShBA-ja nuk e ka fuqinë absolute siç mund të supozojnë disa, e që do ta bënte Kosovën menjëherë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Ne presim që të dyja qeveritë të veprojnë në përputhje të plotë me të gjitha detyrimet që i kanë marrë në dialog. Presim që ata ta marrin seriozisht dialogun”, ka thënë Hovenieri.

“Një nga gjërat që më duket befasuese në bisedat e mia të ndryshme, apo aktorë të ndryshëm këtu në Kosovë, a është ky supozim i padeklaruar se ka një rrugë tjetër përveç dialogut? A është ky sugjerim që nëse amerikanët apo gjermanët ose zgjedhin njerëzit tuaj të preferuar, t’i kërcasim gishtat, të tundim një shkop magjik, këto probleme nuk do të ekzistonin më në Kosovë, dhe ajo do të bëhej menjëherë anëtare e plotë e NATO-s dhe anëtare e plotë e BE-së dhe të gjithë të tjerëve. E keni dëgjuar. Bota nuk funksionon kështu”.

“Duhet të jem i qartë në lidhje me këtë gjë. Nëse do të varej vetëm nga Shtetet e Bashkuara, nëse ne do të ishim një regjim perandorak dhe të gjitha vendet do të na përkuleshin dhe ta bënin pikërisht atë që e kemi udhëzuar, e që nuk qëndron kështu, nëse e shihni anembanë globit, ne ende besoj që ushtrojmë ndikim të rëndësishëm në mbarë planetin, por nuk jemi të vetëm”.

Madje, Hovenieri e përmendi një thënie të gjyshit të tij, që dukej si referencë, sipas tij, e qasjes së Kosovës në kohët e fundit ndaj shteteve anëtare të organizatave të cilave ajo do që t’u bashkohet.

“Ne do të kërkonim që Kosova të integrohet më plotësisht tani në institucionet evropiane. Serbia do të ishte pajtuar më shumë me realitetin e një fqinjësie sovrane, të pavarur, multietnike, demokratike dhe paqësore. Kjo është ajo që duam. Por nuk e di se si bëhesh anëtar i BE-së pa koordinim me BE-në. Dhe kjo nënkupton koordinim me shtetet anëtare të BE-së. Nuk shoh se si bëhesh anëtar i plotë i NATO-s pa pëlqimin e të gjithë anëtarëve të NATO-s. Siç e dini të gjithë, disa nga ato shtete ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht realitetin e një Kosove sovrane, të pavarur, demokratike, multietnike siç e kemi pranuar ne. Ju duhet t’i bindni ata që doni të ndihmoni”.

“Gjyshi im e përdorte një thënie, dhe ju lutem më falni për karakterin e saj paksa të pagdhendur: Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij. Poenta ime është që ne duam ta mbështesim Kosovën në këtë qasje, në integrimin e saj evropian. Ne kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë shteti, ambasadorë, të tjerë për ta çuar përpara”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago