LAJME

“Nëse njihni dikë që i përdor, qëndrojini larg”, çfarë janë platformat Sky dhe Encro Chat?

“Janë platforma të krijuara fillimisht për të ofruar anonimitet dhe siguri të informacionit të shkëmbyer, për ata persona që në një moment të caktuar kishin probleme me policinë. Fillimisht doli Encro Chat, por me hakimin e tij, pjesa dërrmuese e përdoruesve kaluan në Sky.

Këto janë me pagesa shumë të larta. Encro Chat llogaritet të kishte rreth 60 000 përdorues, ndërsa Sky rreth 170 000. Ka pasur 3 milionë mesazhe në ditë vetëm në Encro. Ajo çfarë ndodhi është që në qershor të këtij viti, autoritetet kishin përpunuar 150 milionë mesazhe. Bëhet fjalë për mesazhe të koduara dhe që është e vështirë të kuptohen”, shpjegoi Lamallari.

Sipas tij, Shqipëria është një nga vendet që ka marrë menjëherë masa me formularët e vetëdeklarimit, ku policët kanë kohë 30 ditë për të treguar se çfarë celulari kanë përdorur.

“Përdorimi i këtyre platformave nuk ka pasur rregullim ligjor në vendet e BE-së, vetëm tani ka nisur. Por, ajo që është e rëndësishme të kuptojmë është që çdo punonjës policie duhet të deklarojë telefonin që përdor. Nëse ka telefon të përdorur që nuk është deklaruar në formular, do të thotë që ka informacion të paplotë. Kjo përbën deklarim të rremë dhe shkak për ndjekje penale. Ata që deklarojnë përdorimin e platformave të tilla, duhet të thonë pse e kanë përdorur. Nëse njihni dikë që i përdor këto platforma, duhet të qëndroni larg tij. Janë platforma që kushtojnë, nuk justifikohet përdorimi i tyre për kapriço të vogla. 1000 euro kushton Encro dhe 1500 euro abonimi 6-mujor”, theksoi më tej zv/ministri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Si ndihmoi inteligjenca artificiale ushtrinë amerikane për të goditur 5500 objektiva në Iran? E zbulon komandanti i SHBA

Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…

9 orë ago
  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…

14 orë ago
  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

17 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

17 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

18 orë ago