POLITIKE

“Nëse nuk luftojmë do vdesim”, Netanyahu pas bisedës me Biden: Irani do të nënshtrojë botën

Duhet të hakmerremi kundër Iranit. Ka qenë kjo tema qendrore e bisedës telefonike midis Joe Biden dhe Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Biseda e cila zgjati 50 minuta, u fokusua tek situata e tensionuar midis Izraelit dhe Iranit. Mediat ndërkombëtare raportuan se e pranishme në zyrën e Joe Biden, ishte edhe ZëvendësPresidentja dhe kandidatja presidenciale e SHBA, Kamala Harris.

Zyra e Netanyahut thotë se ai gjithashtu foli me Donald Trump një javë më parë, pasi ish-presidenti e telefonoi atë “dhe e përgëzoi për veprimet e vendosura dhe të fuqishme që Izraeli kreu kundër Hezbollahut”.

Reagim të ashpër Netanyahy pati edhe në takimin me krerët e organizatave hebraike në SHBA. Netanyahu theksoi se, “nëse nuk luftojmë Iranin do të vdesim”.

“Ka vetëm një forcë në botë që po lufton Iranin tani. Ka vetëm një forcë në botë që qëndron në rrugën e pushtimit të Iranit. Dhe kjo forcë është Izraeli. Nëse nuk luftojmë, ne vdesim. Por nuk është vetëm lufta jonë, është lufta e botës së lirë, dhe unë do të thosha lufta e botës së qytetëruar. Ata duan të nënshtrojnë botën dhe ta kthejnë atë në kohët e errëta”, tha kryeministri izraelit.

Sakaq, zyrtarët iranianë janë të shqetësuar për reagimin e mundshëm të Izraelit. Ai mund të sulmojë bazat dhe objektet ushtarake në çdo moment. Mediat izraelite bëjnë me dije se vëmendja e Izraelit do të drejtohej drejt strukturave ushtarake iraniane, edhe pse ky synim mund të ndryshojë. Për zyrtarit iranian, Teherani ka gati mbrojtjen.

“Kemi shumë raketa. Në sulmin e fundit kundër Izraelit ne shënjestruam vetëm bazat ushtarake. Ka shënjestra të tjera të cilat mund ti godasim dhe ne e kemi aftësinë për ta bërë këtë. Përgjigja jonë do të jetë e ashpër dhe e rëndë”’, tha Ebrahim Rezai.

Ndërkohë, forcat Ajrore izraelite kanë kryer më shumë se 1100 sulme ajrore në Libanin jugor, të cilat janë kryer në koordinim me forcat tokësore, në mes të një ofensive të vazhdueshme kundër Hezbollahut të nisur në fund të muajit të kaluar, thotë ushtria. Objektivat përfshinin qeliza të të armatosurve të Hezbollahut, depo armësh, tunele dhe poste vëzhgimi dhe snajperësh.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

11 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago