FOTO&VIDEO

Nesër, gjithë shqiptarët tek monumenti i Gjergj Kastriotit në Romë

Me nismën e ambasadës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Itali, të mërguarit shqiptarë do të mblidhen nesër, 17 janar, rreth monumentit kushtuar Gjergj Kastriotit, në sheshin Albania, në përvjetorin e vdekjes së Heroit kombëtar.

Nesër, më 17 janar, të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, kujtojnë përvjetorin e vdekjes së Heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Kanë kaluar 552 vite nga ajo ditë, në të cilën heroi 63-vjeçar mbylli sytë për këtë botë e i shkaktoi një pikëllim të madh e të papërshkruar gjithë popullit, që e udhëhoqi për 25 vite me radhë kundër pushtuesve osmanë, duke i vënë fre përparimit të Perandorisë Otomane në Evropë.

Kudo ku ka shqiptarë, organizohen takime e ngjarje për të përkujtuar Heroin Kombëtar. Kështu do të ndodhë edhe në Romë, ku, me nismën e ambasadës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Itali, të mërguarit shqiptarë do të mblidhen nesër, 17 janar, rreth monumentit kushtuar Gjergj Kastriotit, në sheshin Albania. Tashmë, ky takim është bërë traditë, që përsëritet vit për vit. “Krenar për Gjergjin tonë dhe për faqen e lavdishme historike të shkruar nga Atleti i Krishtit”, shkruhet në ftesën zyrtare, me të cilën, të dyja ambasadat i ftojnë të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në takim, duke e quajtur Kastriotasin me emrin e njohur, që i pati vënë Papa Kalisti III, “Athleta Christi e defensor fidei”.

Heroi vdiq në Lezhë dhe u varros në kishën e Shën’Kollit, po aty ku mblodhi gjithë prijësat shqiptarë për të themeluar Lidhjen e Lezhës, që u bëri ballë otomanëve, ndërsa Evropa, e kërcënuar prej tyre, e shihte me simpati Gjergj Kastriotin, por e ndihmoi pak atë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago