Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar të përjashtojë vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.
Në një intervistë me transmetuesin amerikan ABC News, Netanyahu thotë se çdo plan i mundshëm për të vrarë udhëheqësin iranian “nuk do ta përshkallëzojë konfliktin, por do ta përfundojë atë”.
Dhe, i pyetur drejtpërdrejt nëse Izraeli do ta shënjestrojë udhëheqësin suprem, Netanyahu përgjigjet: “Po bëjmë atë që duhet të bëjmë”.
“Ne kemi shënjestruar shkencëtarët e tyre më të mirë bërthamorë”, shton ai. “Kemi ende punë për të bërë në vende të tjera”.
Kryeministri izraelit gjithashtu sugjeroi që vendimi i tij për të shënjestruar Iranin është bërë “në shërbim të njerëzimit” për t’u mbrojtur nga kërcënimi i supozuar bërthamor i Iranit.
“Sot është Tel Avivi, nesër është New York-u”, tha ai. “Unë kuptoj Amerikën të parën, nuk e kuptoj Amerikën e vdekur”.
Netanyahu ka thënë po ashtu së fundmi se “Izraeli është në rrugën e fitores”.
Ai ka thënë gjithashtu se forca ajrore izraelite ka “kontroll” të qiellit mbi Teheran.
Netanyahu ka shtuar se “jemi në rrugën e duhur për të arritur dy objektivat tona kryesore, eliminimin e kërcënimit bërthamor dhe eliminimin e kërcënimit me raketa”.
“Forcat Ajrore Izraelite kontrollojnë qiellin mbi Teheranin. Ne po godasim objektivat e regjimit – ndryshe nga regjimi kriminal i Iranit, i cili synon civilët”, ka shtuar Netanyahu, duke folur në Bazën Ajrore Tel Nof.
“Po u themi qytetarëve të Teheranit: ‘Evakuohuni’ dhe ne po ndërmarrim veprime”.
Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se tani është një çast i përshtatshëm për të folur me Iranin, nëse udhëheqësit e këtij të fundit janë të gatshëm për bisedime.
Këtë, kreu i Shtëpisë së Bardhë e tha teksa ishte në margjinat e Samitit të G7, duke mbështetur po ashtu plotësisht çfarë Izraeli po bën në konflikt me Iranin.
Sipas Trump, Irani nuk po e fiton këtë luftë dhe përpara se të jetë shumë vonë, Irani duhet të zgjedhë të flasë.
Duke folur me gazetarët në Samitin e G7 në Kanada, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u pyet se çfarë do të duhej që Shtetet e Bashkuara të bashkoheshin në luftën kundër Iranit, të cilës ai iu përgjigj: “Nuk dua të flas për këtë”.
Teksa po ashtu mësohet se se nuk ka ndërmend të nënshkruajë deklaratën e G7-ës mbi Izrael dhe Iranin, thanë zyrtarët për partnerin amerikan të BBC-së, CBS News.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…