POLITIKE

New York Times: Serbia nuk vret më gazetar si në të 90-tat, por ua shkatërron kredibilitetin që të mos i lexojë askush

Me taktika të reja e më pak shtypëse, vende si Serbia, Polonia dhe Hungaria, po përdorin mjete mjaft efektive për të manipuluar opinionin publik, shkruan New York Times.

Kur pandemia COVID-19 goditi Evropën Lindore në pranverën e vitit 2020, një gazetare serb shpalosi mungesën e maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse. Ajo shumë shpejt u arrestua, u hodh në një çeli pa asnjë dritare, dhe u akuzua për ndjellje të panikut.

“Gazetarja Ana Laliç u lirua shpejt dhe madje iu kërkua falje publike nga qeveria, një ngjarje e cila u pa si një fitore e vogël ndaj qeverisjes autoritare të Aleksandër Vuçiçit”, shkruan NYT.

Megjithatë kjo gazetare për javë të tëra u trajtua si “tradhtare” nga shumica e mediave serbe, të cilat gravitojnë rreth presidentit serb.

“Unë u bëra armike e shtetit dhe e gjithë kombit”, thotë ajo për prestigjiozen amerikane.

“Serbia më nuk vret gazetar dhe nuk burgos gazetarë kritikë, siç ndodhtte në kohën e Sllobodan Millosheviç. Tashmë ata shkatërrojnë kredibilitetin e tytre dhe vetëm një numër i vogël njerëzish shikojnë dhe lexojnë tregimet e tyre”.

“Serbia është bërë eksperiment sociologjik për të parë se deri ku dhe deri në çfarë mase media e determinon opinionin publik dhe elektoral”, vazhdon më tej artikulli.

Një sondazh i fundit i Byrosë së Raportimit në televizionin serb tregoi se në periudhën tre mujore që nga shtatori, Vuçiqit iu dhanë më shumë se 44 orë hapësirë, nga të cilat 87 për qind janë pozitive, krahasuar me tre orë për partinë kryesore opozitare. e cila 83 për qind ishte negative.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago