FOTO&VIDEO

Nezir Mehmetaj lirohet nga burgu në Serbi

Nezir Mehmetaj, i arrestuar që nga janari i vitit 2020 nga Serbia, të premten është liruar nga burgu dhe është kthyer në shtëpi. Lajmin e ka konfirmuar vëllai i tij, Valoni, përmes një shkrimi në rrjetet sociale.

Mehmetaj qe arrestuar nga autoritetet serbe nën akuza për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Rudicë të Klinës në vitin 1999 si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Faleminderit të gjithëve që keni ndarë me ne këtë moment kaq të veçantë! Urimet tuaj të ngrohta dhe fjalët mbështetëse na kanë dhënë forcë dhe gëzim në këtë kohë të rëndësishme. Vëllai im është liruar nga burgu, dhe ne jemi të lumtur që ai më në fund është kthyer në shtëpi. Kjo është një fillim i ri për të gjithë ne, dhe ne besojmë në një të ardhme më të mirë. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen tuaj dhe për dashurinë që na keni treguar. Çdo fjalë dhe çdo urim ka qenë i çmuar për ne”, ka shkruar Valon Mehmetaj në Facebook.

Në prill të vitit 2024, Gjykata e Lartë e Serbisë e dënoi Nezir Mehmetajn me gjashtë vjet burgim. Iu llogarit edhe koha e kaluar në paraburgim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

54 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago