POLITIKE

Nga Beogradi, Rama i bën të gjitha shtetet e rajonit njësoj përgjegjëse për luftërat

Është organizuar aktiviteti i parë ekonomik në kuadër të “Ballkanit të Hapur”. Në hapje të Panairit të Verës të organizuar në Beograd, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i bën të gjitha shtetet e rajonit njësoj përgjegjëse për luftërat e deritashme në Ballkan. Ai bashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, u treguan kritikë për vendet që nuk janë përfshirë në nismë.

Shtetet e rreshtuara në nismën “Ballkani i Hapur” kanë organizuar në Beograd aktivitetin e parë ekonomik të përbashkët.

E kanë bërë këtë me Panairin e Verërave, në të cilin aktivitet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë të gjitha shtetet e rajonit njësoj përgjegjëse për luftërat.

“Zgjedhja jonë është shumë e thjeshtë: si të qëndrojmë këtu në këtë vend, duke qenë të gjithë së bashku në të njëjtën lagje të Evropës. Duke u përpjekur ta bëjmë këtë lagje më të gëzueshme, më të jetueshme, më paqësore për të gjithë njerëzit tanë, apo duke hedhur gurë mbi tjegullat e njëri-tjetrit dhe duke ia vënë flakën njëri-tjetrit, siç kemi bërë me shumë e shumë e shumë vjet dhe shekuj”, ka thënë Rama.

Kosova ka refuzuar të përfshihet në këtë nismë, e pjesë e saj zyrtarisht nuk janë as Bosnjë-Hercegovina dhe as Mali i Zi. Kryeministri Rama vazhdimisht është treguar kritik në raport me lidershipin e Kosovës për qëndrimin që mban kundër “Ballkanit të Hapur”.

Presidenti i Serbisë, vend në të cilin është lansuar nisma, ka kritikuar vendet që refuzojnë përfshirjen.

“Gjithmonë ka pasur kritikë që kanë pasur diçka për të kritikuar dhe të tjerët që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë. Për arsye të ndryshme politike shumë njerëzve nuk u pëlqen kjo ide”, ka thënë Vuçiqi.

E kryeministri i Shqipërisë ka theksuar se “Ballkani i Hapur” është shumë më tepër sesa ekonomi, tregti e politikë.

“Ballkani i Hapur” është një projekt paqeje dhe është një projekt bashkëjetese në paqe. Është një projekt i bashkimit në paqe të një vizioni të përbashkët për të ardhmen në mënyrë që kjo lagje e vogël në mes të Evropës të mos vuajë më nga hijet e së shkuarës, por të bëhet gjithmonë e më shumë vend i së ardhmes për gjithë rininë tonë”, ka shtuar Rama.

Në Panairin e Verës të organizuar në Beograd, përpos kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitrar Kovaçevski, ka marrë pjesë edhe kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili ndryshe nga presidenti Milo Gjukanoviq, kishte shprehur gatishmërinë për ta përfshirë në “Ballkanin e Hapur” vendin që përfaqëson.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago