Enrique Iglesias, Ricky Martin dhe Placido Domingo janë emrat e artistëve që këtë verë do të mund t’i gjeni në Tiranë për të interpretuar pjesë të repertorit të tyre muzikor, tanimë të njohur e të duartrokitur kudo ku kanë performuar në botë.
Të tre artistët kanë konfirmuar dhe tanimë ekipet që do të punojnë për koncertet e tyre kanë nisur punën. Mbrëmjet festive do të marrin jetë në Sheshin Skënderbej, që ndonëse i hapur, do të jetë në një pjesë të tij i rezervuar për të gjithë ata që duan ta ndjekin nga afër secilin prej këngëtarëve.
Deri më tani janë bërë publike vetëm datat kur do të performojnë artistët, por nuk ka nisur ende shitja e biletave.
Enrique Iglesias performon në Tiranë mbrëmjen e 30 qershorit dhe pritet që shtija e biletave të nisë këtë fundjavë.
Thuajse një muaj më vonë, në 20 korrik mbërrin Ricky Martin i shoqëruar nga instrumentistët me të cilët bashkëpunon prej vitesh.
Placido Domingo, ndonëse jo për herë të parë në Tiranë, rikthehet për një tjetër performancë. Tenori dhe dirigjenti do të shoqërohet në këtë koncert nga artistët Jenifer Rowey, Jonatan Antoine dhe Christina Ramos. 7 shtatori është pikëtakimi me këtë legjendë të muzikës operistike.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…