Vetëm pak ditë na ndajnë nga festivali “Sunny Hill” që do të mbahet në Prishtinë në Parkun e Gërmisë. Nga data 4 deri më 7 gusht do të performojnë artistë shqiptarë dhe të tjerë me famë botërore, mes tyre edhe vetë Dua Lipa. Emrat më të njohur që do të ndezin atmosferën në Prishtinë janë yjet J Balvin, Diplo, Skepta, AJ Tracey, Burak Yeter, Mahmood, Dj Regard.
Ndërsa festivali duket se do të bashkojë edhe Babastars pasi do të jenë të pranishëm Ghetto Geasy, Onat, Cozman dhe Ledri Vula. Ata kanë qenë një ndër grupet më të dashura të publikut por mosmarrëveshjet bënë që secili të vijojë karrierën solo. Mbetet për tu parë nëse do lënë hatërmbetjet për të sjellë hitet e tyre në festival.
Artistë të tjerë që do të performojnë përgjatë 4 ditëve janë: Kamal, Romeo Blanco, Emir Taha, Ylli Limani, Dhurata Dora, Lumi B, Rron, Labi, Jimpong, Semi, Kreshnique, Erno, Lluni, Lyrical Son, Mc Kresha, Adrian, Nush, Vertigeux, Sahati, Galoski, Dj Flow, Eros dhe Art Lokaj, Lafazani, Lekë, Sytë, Booki, Azet, Zuna, Zwada, Yon Idy, Dj Banz, Edon, Liburn, Dj First, Fatizzle, Sancet, Caboo dhe Art Haliti.
Mesa duket, Dua Lipa është kujdesur që të sjellë emra të njohur të muzikës botërore në Kosovë. Mbetet për tu parë nëse do të jenë të njëjtët artistë që do të performojnë në festivalin që mbahet më 26,27 dhe 28 gusht në Tiranë apo do të ndryshojë listën.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…