Zëdhënësi i Marinsave amerikan, në një deklaratë për mediat, ka konfirmuar vërtetësinë e videos që ka bërë xhiron e rrjetit.
Në video, shihet një vajzë e vogël që kalon nga krahët e familjarëve të saj në duart e ushtarëve amerikanë të vendosur teksa e gjithë ngjarja zhvillohet në aeroportin e Kabulit.
“Mund të konfirmoj se anëtari i shërbimit me uniformë i paraqitur në video është një marins me Njësinë e 24, të Ekspeditës Detare,” tha major Jim Stenger.
“Fëmija që shihet në video u dërgua në një strukturë mjekimi në vend dhe u kujdes nga profesionistët mjekësorë.”
Marinsat postuan gjithashtu një foto në Twitter, në të cilën shfaqej një ushtar duke qetësuar një foshnjë që më vonë u ribashkua me babanë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.