Nga shkollat e restorantet deri tek kufijtë, BE plan me tri faza për rihapjen pas izolimit, tregon datat

Bashkimi Evropian ka hartuar planin për hapjen graduale, pas izolimit më shumë se një mujor. Plani parashikon 3 faza.

Faza e pare ka filluar më 14 prill me hapjen e bibliotekave dhe kioskave. Do të vazhdohet më 18 prill me rihapjen e ndërmarrjeve bujqësore dhe industriale.

Më 4 maj do të rinisë lëvizja e njerëzve, por me maskë dhe duke mbajtur distancë sigurie me njëri-tjetrin.

Më 4 maj gjithashtu do të hapen dyqanet e mëdha të tekstileve, mobiljeve dhe veshjeve por jo qendrat tregtare.

Më 11 maj do të hapen gjykatat dhe zyrat profesionale. Baret, restorantet dhe aktivitetet e tjera të hotelerisë do të hapen më 18 maj, por klientët duhet të respektojnë distancën mes njëri-tjetrit.

Më 25 maj mund të rifillojnë punën parukierë dhe berberë, por me maskë dhe me një klient të vetëm.

Më 31 maj do të rifillojnë kampionatet e futbollit dhe sporteve të tjera kolektive, ndërsa më 8 qershor rihapen qendrat sportive, vetëm për sporte individuale.

Në shtator të këtij viti shkollat e mesme do të rihapen me turne dhe me mësime në internet. Ende nuk është vendosur për çerdhet dhe shkollat fillore.

Në Dhjetor parashikohet hapja e kinemave dhe teatrove.

Në mars 2021 do të hapen diskot dhe stadiumet, ndërsa më 31 mars të vitit të ardhshëm parashikohet rihapja e kufijve dhe perfundimi i të gjitha kufizimeve të deritanishme.

Ky është një plan që mund të ndryshojë në varesi të situatës në konsultim me ekspertët, duke parë ecurinë dhe mbarëvajtjen.