LAJME

Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën, 34-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga nëna e 3 fëmijëve, si ndodhi krimi

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi paraditen e sotme Shkodrën, ku 34-vjeçari Kolë Manaj, qëlloi me armë zjarri ndaj partneres së tij, 44-vjeçares Anila Prendushi dhe më pas qëlloi edhe veten.

Kolë Manaj humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Anila Prendushi mbeti e plagosur dhe u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

Në momentin kur Kolë Manaj ka kryer aktin ekstrem, mësohet se ka qenë bashkë me partneren e tij në makinë. Në brendësi të automjetit, është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Anila Prendushi, ishte e divorcuar dhe nënë e 3 fëmijëve. Pas divorcit, ajo kishte nisur një lidhje dashurie me Kolë Manajn, me të cilin bashkëjetonte prej 5 vitesh.

Burime për mediat bëjnë me dije se rreth dy javë më parë, nëna e tre fëmijëve kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me 34-vjeçarin.

Duke mos e pranuar këtë fakt, Kolë Manaj i kishte dërguar një video ku tentonte t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur.

Anila Prendushi, kishte arritur ta bindte të mos e kryente një veprim të tillë dhe kishin vendosur të takoheshin për t’u sqaruar.

Dyshohet se sapo janë futur në automjet, mes tyre kishte nisur një debat, dhe në një moment, Kolë Manaj ka nxjerrë armën pistoletë.

44-vjeçarja e kishte kapur nga duart për ta ndaluar, por në atë çast ai e kishte qëlluar me një plumb në kraharor. Më pas, 34-vjeçari kishte qëlluar veten.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula” të qytetit verior. Burime bëjnë me dije se Kolë Manaj ishte i papunë, ndërsa 44-vjeçarja është me profesion punonjëse sociale dhe aktualisht punon për një qendër komunitare pranë Bashkisë Shkodër.

Policia e Shkodrës, nën drejtimin e Prokurorisë, ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmet Kalaja, i…

21 minuta ago

Polici kapet duke marrë ryshfet nga kosovarët gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona gjatë ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë…

3 orë ago

Ukrainasit sulmojnë Moskën me dronë, zjarr i madh në metropolin rus, aeroportet janë të mbyllura, fabrika është në flakë.

Një sulm vetëvrasës me dron ukrainas që synonte Moskën ka detyruar mbylljen e dy aeroporteve…

3 orë ago

Elon Musk sfidon Trump, themelon ”The America Party”

NASA dhe Pentagoni po lëvizin me shpejtësi për të gjetur një alternativë ndaj SpaceX të…

4 orë ago

Trajneri Stojkoviç nxjerr blof mediat serbe që e quajtën atmosferën në Tiranë si “terror”: Do të doja t’a kishim kështu edhe në Beograd

Ndryshe nga mediat serbe, të cilat e quajtën ndeshjen e Tiranës sikur kishin përjetuar një…

6 orë ago

Përplasja Trump-Musk ndez krizën më të madhe ndonjëherë në NASA! Ekspertët: Europa të shfrytëzojë

Një përplasje e fortë mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk po shkakton…

6 orë ago