FOTO&VIDEO

Ngjarja e Tiranës: ç’bëhet më të birin e Erzen Breçanit, po me Igli Madanin?

Pas ngjarjes me skenë tragjike por për fat jo me fund tragjik në Tiranë, ku një G Clas përplasi çiftin me foshnjën 3-muajshe duke kaluar në vizat e bardha, në timonin e së cilit gjendej një njeri që e kish bërë baltë me ligjin, trafikant droge, i arrestuar para tre muajsh për këtë arsye, shkelës permanent i rregullave të qarkullimit rrugor, kësisoj me patentë të hequr, së fundi dhe i droguar sipas testit që i është bërë në Polici, vjen pyetja: ku ndodhet sot i biri i Erzen Breçanit, adoleshenti me benz luksoz që la sakate një vajzë të re, pasi e goditi duke hipur mbi trotuar?

Ku është Igli Madani, 20-vjeçari që me Audi gjithashtu luksoz shoi një familje, çiftin me dy vajza të mitura?

Arsyeja të thotë se duhet të jenë pas hekurave, duke vuajtur atë që kanë bërë, por rasti i fundit ngre dyshime.

Aris(Ilir) Sulejmani paska qenë i arrestuar tre muaj më parë, si trafikant droge, po me makinën që shkaktoi aksidentin, por qenka liruar, duke iu kthyer dhe makina. Po me këtë makinë, livadhiste pa problem rrugëve, edhe i droguar, ndonëse pa patentë prej shkeljeve të shumta. Aq të shumta sa në mos për drogë, duhej të qe brenda pikërisht për shkeljet. Dhe jo thjesht se s’vinte rrip sigurimi, porse ecte me shpejtësi dhe kalonte me të kuqe në semafor. Pra, vrasës në tentativë. Siç gati vrau një familje këtë të dielë në Tiranë.

Ndaj sot, Policia i ka borxh publikut që t’i thotë se çfarë bëhet më Jehon Breçanin e Igli Madanin, dy nga rastet më flagrante kur këta fëmijë shkojnë e vrasin me makinat luksoze të blera, të dhëna apo të lejuara nga prindër, pa asnjë përgjegjësi shoqërore, deri dhe fyes për atë pjese të ndershme të shoqërisë, normale dhe dinjitoze.

Edhe pas aktit të rëndë të të birit, Erzen Breçani vijoi të dalë në televizor duke dhënë mend mbi Policinë, pa patur turpin e natyrshëm për të mos u shfaqur në publik, ku si figurë publike madje, si ish-drejtues policor, si njeriu që tenton të japë mend apo të servir moral, duhej t’i drejtohej publikut me një ndjesë të thellë e të refuzonte çdo ftesë gazetareske, idiote në këtë rast, për t’u shprehur nëpër studio.

Ajo çfarë ndodhi këtë të dielë në Tiranë, është gjithashtu një prej arsyeve më madhore dhe më të arsyeshme për të dalë në protestë, ku më e pakta t’i kërkohet Policisë të thotë se ç’bëhet më të birin e Erzen Breçanit e Igli Madanin e tragjedisë në Levan-Vlorë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

16 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

17 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

18 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

22 orë ago