Dëborë e ngrica. Kështu po mbyllet java e dytë për perëndimin e Kanadasë dhe veriperëndimin e Shteteve të bashkuara, ku dëbora i ka kaluar tashmë 38 cm dhe shumë më shumë priten në ditët në vijim, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Janë me dhjetëra shtetet amerikane që po përjetojnë temperaturë ekstreme këtë pjesë të dytë të janarit, që duket që do të zgjasë deri në fillim të shkurtit. Miluoki ka ngrirë i gjithi, me rrugët që janë shndërruar në pista kishë ndërsa banorët e Uashingtonit do ta shfrytëzojnë dëborën e parë për këtë dimër gjatë të gjithë fundjavës.
Edhe banorët e Nju Jorkut do të shfrytëzojnë ngricat në rrugë, që duket se vetëm shtohen orë pas orë, teksa një tjetër stuhi pritet gjatë fundjavës. Më shumë se 70 milionë amerikanë janë paralajmëruar për dimrin e ashpër, nga Oregon në Mein.
Në disa zona, sipas Shërbimit Kombëtar, temperaturat kanë rënë deri në -45 gradë celcius ndërsa Teksas ka paralajmëruar për erëra të acarta, në temperature krejt të pazakontë, deri në -32 gradë celcius. Vetëm këtë javë 27 vetë kanë humbur jetën për shkak të hipotermisë dhe aksidenteve automobilistike, për shkak të rrugëve të ngrira.
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…
Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…
Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…
Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…
Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…