Nis gara e “Eurovisionit”

Ka nisur gara e madhe e këngës “Eurovision” në Liverpool.

Performancat e para të natës së parë kanë kaluar dhe priten gjithsej 16 këngë të dëgjohen në skenën e “Eurovisionit”.

Njohësit e muzikës kanë parashikuar se gara e sivjetmë do të jetë ngjarje e madhe dhe argëtuese.

Natën e 9 majit është paralajmëruar se do të këndojë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora.