22/03/2020. London, United Kingdom. UK Prime Minister Boris Johnson holds a Covid-19 Press Conference with Deputy Chief Medical Officer, Dr Jenny Harries and Communities Secretary, Robert Jenrick in 10 Downing Street. Picture by Pippa Fowles / No 10 Downing Street.
Në Britaninë e Madhe ka nisur një hetim nga policia londineze për kryeministrin Boris Johnson dhe stafin e tij, lidhur me disa festa të organizuara nga ata, ndërsa vendi përballej me karantinën më të egër në Evropë.
Policia britanike ka nisur hetimin lidhur me skandalin që po zien në Britaninë e Madhe për organizimin e festave nga kabineti qeveritar gjatë kohës së pandemisë, kur vendi ishte në izolim të plotë.
Policia londineze tha se po heton 12 nga 16 festat që pretendohet se janë organizuar, të cilat mund ta çonin kryeministrin Boris Johnson drejt dorëheqjes.
Dy nga festat mendohet se janë mbajtur në shtëpinë e kryeministrit Johnson në vitin 2020, ku një prej tyre është ajo e ditëlindjes së kreut të ekzekutivit, megjithëse ai dhe bashkëshortja e tij e kanë mohuar fuqimisht.
Festat e stafit kryeministror janë mohuar në fillim nga konservatorët, por gjatë një seance parlamentare kryeministri Johnson e pranoi që kishte marrë pjesë në një festë të tillë, për të cilën ai tha se nuk kishte dijeni se çfarë po bëhej dhe thjesht u gjend i pranishëm në festë.
Festat të cilat u perceptuan si skandal nga opinioni publik krijuan ndasi edhe brenda grupit konservator, ku disa deputetë dolën kundër kryeministrit Johnson, duke i kërkuar atij madje të dorëhiqej.
Të njëjtën gjë kanë kërkuar edhe opozitarët laburistë, lideri i kësaj force Sir Keir Starmer gjithashtu i kërkoi në parlament Johnson të japë dorëheqjen, pasi kishte shkelur me 4 këmbë rregullat e pandemisë së koronavirusit, duke e quajtur atë mashtrues.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…