Kulla e lartë 400 metra në formë kubi, e njohur si Mukaab, e cila pritet të jetë ndërtesa më e madhe në botë, ka nisur zyrtarisht ndërtimin në Arabinë Saudite.
Kompania e Zhvillimit New Murabba, e financuar nga Arabia Saudite, njoftoi se ndërtesa pritet të përfundojnë në vitin 2030, për ndërtimin e të cilës aktualisht po punojnë rreth 900 punëtorë.
Ndërtesa gjigante do të jetë qendra e zhvillimit të madh të New Murabba, që shtrihet në një sipërfaqe prej 18 kilometrash katrorë në veriperëndim të Rijadit. Pasi të përfundojë, kubi do të ketë një atrium të madh dhe një kullë spirale në qendër, shumë hapësira për dyqane, atraksione kulturore dhe turistike, shkruan A2.
Pamjet e projektit tregojnë ndërtesës mbresëlënës. Struktura në formë kubi do të jetë në gjendje të shfaqë imazhe realiste që mbështjellin ndërtesën nga të gjitha anët.
Zhvillimi i gjerë i New Murabba-s do të përfshijë mbi 100,000 shtëpi, 980,000 metra katrorë dyqane, 1.4 milionë metra katrorë hapësira zyrash, si dhe hotele, vende kulturore, një universitet, një teatër dhe një muze.
Ky mega-projekt është pjesë e vizionit të Arabisë Saudite 2030, i cili synon të reduktojë varësinë nga nafta dhe të diversifikojë ekonominë, duke zhvilluar sektorët e shërbimeve publike. Sidoqoftë, një hetim i ri ka zbuluar se mijëra punëtorë humbin jetën çdo vit për të përmbushur ambiciet e Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…