Nis shqyrtimi gjyqësor në rastin “Falja e Hidrocentraleve”

Ka filluar shqyrtimi gjyqësor në rastin e njohur si ‘Falja e Hidrocentraleve’ ku të akuzuar janë ish-ministrat Besim Beqa, Mimoza Kusari Lila, Dardan Gashi, Nenad Rashiq dhe ish-zyrtaret e KEK-ut Fllanza Hoxha dhe Arben Gjuka.

Për këtë rast, Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi dhe Nenad Rashiq, si dhe Fllanza Hoxha e Arben Gjuka po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, me rastin e privatizimit të distribucionit të shpërndarjes së Korporatës Energjetike të Kosovës.