KRYESORE

Nis sot viti i ri shkollor, 29 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka, Begaj: Puna juaj për Shqipërinë e së nesërmes

Nis sot në të gjithë vendin viti i ri shkollor 2023-2024. Rreth 29 mijë nxënës do të ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, ndërkohë që rreth 27 mijë nxënës janë regjistruar në klasën e 10-të.

“Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri, e në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë! Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes”, shkruan Begaj.

Po sot për herë të parë në mbarë vendin do të këndohet himni i flamurit dhe që do të vijojë të këndohet çdo të hënë.

“Me himnin e 🇦🇱 flamurit, që këndohet sot nga të gjithë nxënësit në mbarë vendin, për të çelur siparin e vitit të ri shkollor, e që do të vijojë të këndohet çdo të hënë në të gjitha shkollat tona, ju uroj suksese e vit të mbarë!” shkruan ministrja e shkarkuar e Arsimit Evis Kushi.

Edhe këtë vit shkollor nuk kanë shpëtuar nga mësimi me dy turne. Në Durrës procesi i rindërtimit të shkollave nuk ka përfunduar ende, çka ka bërë që Zyra Rajonale Arsimore të marrë masat për të përshtatur mësimdhënien me turne.

Policia e Shtetit njoftoi se, për ditën e parë të shkollës në Tiranë, do të angazhohen në terren 300 efektivë të Policisë Bashkiake, si dhe 200 efektivë të Policisë Rrugore për të ndihmuar në menaxhimin e trafikut dhe sigurinë e nxënësve në shkolla gjatë procesit mësimor.

Plani i masave që përfshin detyrat e përgjithshme të shërbimeve të Policisë Bashkiake dhe Policia Rrugore u prezantua sot në prani të drejtuesve të dy institucioneve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

38 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago