POLITIKE

Nisin hetimet për Gjukanoviç, pas përfshirjes në përgjimet e ‘Taçit’

Prokuroria Speciale në Mal të Zi ka nisur hetimin për presidentin Milo Djukanoviç, pas publikimit të përgjimeve nga autoritetet italiane për dosjen “Taçi”.

Rrjeti Ballkanik i Investigimit (BIRN) publikoi më herët përgjimet e një bisede mes biznesmenit Rezart Taçi – i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për përfshirje në skemë për pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup kriminal – gjatë së cilës ai përmend emrin e presidentit malazez.

Gjukanoviç i ka mohuar akuzat dhe mundësinë e pasjes së kontakteve me biznesmenin.

Në përgjime dëgjohet Taçi, që thotë e se kishte përfshirë Gjukanoviçin në transfertat e parave në “Prva Bank” të Malit të Zi.

Më 12 nëntor, SPAK lëshoi ​​një urdhërarresti për Taçin, i akuzuar bashkë me katër shtetas italianë dhe dy bashkëpunëtorë për pastrim parash dhe për drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi

Sipas SPAK-ut, grupi pastronte fitimet nga bizneset italiane të naftës, nëpërmjet Shqipërisë, në këmbim të një pjese të parave.

Një gjykatë në Palermo po heton gjithashtu nëse Thaçi dhe disa shtetas italianë kanë pastruar më shumë se 20 milionë euro.

Të martën, Prva Banka mohoi akuzat, me pretendimin se mediat po përpiqeshin t’i shkaktonin dëm bankës dhe aksionerëve të saj.

Në vitin 2016, një rezolutë e Parlamentit Evropian i kërkoi Malit të Zi të hetonte dhe të ndiqte penalisht “rastet e nivelit të lartë, duke përfshirë pastrimin e dyshuar të parave nga Prva Banka (Banka e Parë)”.

Kjo bankë u privatizua në vitin 2006 dhe iu shit familjes së Gjukanoviçit.

Qeveria e tij, që atëherë ka vënë shuma të mëdha parash shtetërore në të, ndërsa opozita dhe disa OJQ kanë akuzuar bankën për pastrimin e parave të krimit të organizuar.

Ata e kanë akuzuar edhe për dhënien e kredive të këqija kriminelëve dhe aleatëve të Gjukanoviçit.

Ky i fundit e shpëtoi bankën në vitin 2008, duke e detyruar Parlamentin të miratonte një ligj të veçantë që i jepte asaj 40 milionë euro.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

9 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

20 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

22 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago