Nisin hetimet se kush dha urdhër të rrethohet ndërtesa e Postës

Pas mbledhjes së bordit të ri të Postës së Kosovës edhe policia ishte e pranishme në vendin e ngjarjes, të cilët kanë rrethuar ndërtesën derisa po mbahej mbledhja.

Mësohet se vendimi për ta rrethuar Telekomin me policë është bërë nga Vjollca Hoti, epropre në Policinë e Kosovës, konkretisht Komandante e Stacionit të Policisë në jug-Prishtinë.

Inspektoriati Policor në këto momente është duke e marr në pyetje eproren e cila dha urdhër për ta rrethuar ndërtesën me polici.

Kujtojmë, që Bordi i përkoshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës të emëruar nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti në këtë mbledhje ka shkarkuar nga pozita Kryeshefin Ekzekutiv Shefqet Avdiaj dhe zyrtarin kryesor Financiar, Behxhet Maliqin.