Nisin reshjet e para të dëborës në Qarkun e Korçës

Zonat malore në Qarkun e Korçës janë përfshirë nga reshjet e para të dëborës, mëngjesin e sotëm.

Temperaturat kanë rënë në nivelet 3°C. Reshje bore ka pasur në Malin e Gramozit në Kolonjë, në Mokër të Pogradecit, në fshatin Panarit dhe Shtyllë, Dardhë e Voskopojë.

Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme, përjashto aksin rrugor Shtyllë-Panarit, ku lëvizja duhet të bëhet me shumë kujdes, pasi krahas dëborës, në zonën më të lartë, atë të Mashkullorës, ka edhe mjegull.