Të paktën për një kohe, do të jetojmë ndryshe.
Dhe kjo ndryshe do të na detyrë të mendojmë ide për t’i vënë në praktikë, e të cilat më pas edhe na largojnë nga izolimi, na ruajnë nga virusi dhe na e vazhdojnë dinamiken e jetës së perditshme në kafe e sheshe, shkruan Reporteri.
Një arkitekt nga Prishtina, ka ideuar një formë ulëse të cilat, thotë ai, mund të vendosen në shesh dhe te tillat do të përdiren gjatë kohës kur kafet jane mbyllë dhe sherbejnë vetëm kafe me vete, apo edhe kur kane pak tavolina në dispozicion. Këtë ide ai e ka prezntuar në faqën e tij në Facebook dhe ka marrë komente pozitive.