Talebanët pretendojnë se kanë rrëzuar një aeroplan ushtarak amerikan të avancuar dhe besohet së të gjithë personat në bord kanë humbur jetën, përfshirë oficerë të CIA-s, raporton CBS News.
Një aeroplan amerikan u rrëzua të hënën në Afganistanin qendror, duke u bazuar në disa njoftime në mediat sociale. Asnjë zyrtar afgan nuk ka konfirmuar raportimet e bëra në rrjetet sociale, por talebanët thanë se ata rrëzuan një aeroplan ushtarak, duke pretenduar së të gjithë personat në bord kanë humbur jetën.
Avioni u rrëzua në Ghazni, i cili është nën kontrollin e pjesshëm të Talibanëve. Zyrtarët lokalë mohuan një raport fillestar se ishte një aeroplan civil.
Në një video e postuar në Twitter shhet një avion duke u djegur.
Majorja i Ushtrisë Amerikane Beth Riordan, një zëdhënëse e Komandës Qendrore të SHBA, nuk pranoi të komentojë në lidhje me pretendimin e talebanëve. Ajo më parë pranoi se zyrtarët ushtarakë amerikanë po hetonin raportet për një ‘rrëzim’ të një avioni në Afganistan. Ajo tha se mbetet e paqartë se për çfarë avioni bëhet fjalë.
Tariq Ghazniwal, një gazetar në zonë, tha se ai pa avionin që digjej. Në një postim në Twitter, ai i tha The Associated Press se ai pa dy trupa dhe pjesa e përparme e avionit ishte djegur keq. Ai shtoi se trupi dhe bishti i avionëve nuk ishin dëmtuar shumë. Informacioni i tij nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…