KRYESORE

“Një dritare ka qenë gjysmë e hapur” – Zbulohen detaje të reja për zhdukjen e 200 mijë eurove në Teqenë e Madhe të Gjakovës

Mëngjesin e së hënës ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Teqenë e Madhe të Gjakovës. Aty po dyshohet se hajnat kanë vjedhur 200 mijë euro.

Shejh Gufran Shehu, nga Teqja e Prizrenit tha ka treguar për Insajderin detaje nga rasti.

Ai thotë se nuk kanë dyshime se kush ka mundur t’i vjedh por sipas tij, në shtëpinë ku kanë qenë paratë ka qenë një dritare gjysmë e hapur, por sipas tij, janë në pritje të hetimeve nga Policia.

“Jemi duke pritur hetimet nga Policia e Kosovës. Ende nuk dihet se ka ka hyrë hajni. Një dritare ka qenë gjysmë e qelur” deklaroi Sheju Gufran Shehu.

Ai bëri të ditur se vjedhja ka ndodhur në shtëpinë që ndodhet brenda oborrit të Teqesë së Madhe në Gjakovë.

“Vjedhja ka ndodh në territorin e Teqes, brenda oborrit është teqja por edhe shtëpia ku rrin Shehu. Pra ne Teqe i pret musafit e i kryn shërbimet por flenë në shtëpi. Pra, vjedhja ka ndodh në shtëpinë ku flen shehu”, sqaroi ai.

E lidhur me prejardhjen e 200 mijë eurove, Shehu tha se ato janë mbledhur ndër vite nga besimtarët.

“Mjetet janë mbledhur nga besimtarët kush sa ka pas mundësi me lon”, tha ai duke treguar se mjetet ishin destinuar për rindërtim te objektit te Teqesë se Madhe ne Marash-Hisar te Przirenit


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

16 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago