“Një gjë duket e sigurt: Izraeli së shpejti do të pushtojë Rripin e Gazës me popullsi të dendur”.
Kështu së paku vlerëson, gazetari i BBC, Paul Adams, sipas të cilit, një numër i madh trupash tashmë janë mbledhur në jug të Izraelit, përcjell Telegrafi.
Ato, siç thotë ai, janë vendosur së bashku me një numër të madh tankesh dhe mjetesh të tjera të blinduara.
“Kolegët tanë të BBC-së në Gaza tashmë na thonë se sulmet ajrore nuk janë si asgjë që kanë parë më parë. Në pesë ditë sulmesh, Izraeli tashmë ka vrarë pothuajse gjysmën e numrit të palestinezëve sa vdiqën gjatë gjashtë javëve të luftës së Gazës në vitin 2014”.
Veç kësaj, paralajmëron ai, ka të ngjarë që Izraeli të vazhdojë të godasë Gazën nga ajri i tyre për disa ditë, duke e dobësuar Hamasin aq shumë sa që kur të vijë inkursioni tokësor, aftësia e grupit për të luftuar do të jetë degraduar rëndë.
“Me disa pjesë të Gazës të kthyera në gërmadha dhe rreth çerek milioni palestinezë tashmë në lëvizje, perspektivat për ditët e ardhshme duken jashtëzakonisht të zymta”, ka shkruar gazetari i BBC, Paul Adams.
“Më pak e qartë është se kur do të jepet urdhri, ose cilat janë objektivat përfundimtare të qeverisë izraelite”, ka shkruar Adams.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…