LAJME

Një grua serbe raportohet se ka vdekur, nga barrikadat iu pamundësua të shkonte në spital

Një grua në Mitrovicën Veriore ka pësuar sulm në zemër të mërkurën pasi që djali i saj u torturua nga dy persona të maskuar.

Kështu ka shkruar një vajzë, Božović Vesna e cila është prezantuar si mbesa e saj, teksa ka thënë se asaj nuk i është lejuar të kalojë barrikadat na serbët që kanë bllokuar rrugën në Zveçan.

“Tezja ime, e cila jeton në Kosovë, ka pësuar sulm në zemër sot pasi djali i saj u torturua nga dy majmunë të maskuar. I gjori duhej ta çonte nënën e tij në spitalin e Mitrovicës, por ata idiotët në barrikadë nuk ia hapën rrugën. Nuk arrij dot as në Rashkë. Sonte ata janë në mëshirë të fatit. Poshtë në Kosovë, duke luftuar me Albin Kurtin, lufta me barrikada kthehet në luftë kundër vetë serbëve”, tha ajo.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë, Agim Musliu përmes një postimi në Facebook u shpreh se gruaja në fjalë tashmë ka vdekur.

“Kriminelët e terroristët e Vuçiqit, ne krye me Radoiçiqin, ua paskan mbyll rrugët edhe vet serbëve në veri. Një grua serbe që ka pasur atak kardiak mbrëmë diku në veri, të cilën nuk e kanë lënë të shkojë në spital, paska vdekur. Këtë e kuptuam, por sa raste të tjera nuk i dimë? A e dinë EU-ja? Kjo quhet katastrofë humanitare!”, thuhet në postimin e tij.

Ndryshe, barrikadat janë vendosur që nga e shtuna si shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-policit serb në Policinë e Kosovës.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën Veriore, në mënyrë që të kundërshtohet mbajtja e zgjedhjeve në këto katër komuna


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

4 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

6 orë ago