Kosova shkon një hap më pranë NATO-s, duke marrë statusin si anëtar i asociuar në Asamblenë Parlamentare. Siç raportohet, në eventin e mbajtur në Sofje, shumica e vendeve kanë votuar pro, 1 shtet ka qenë kundër dhe 14 kanë abstenuar.
Kështu, Kosova kalon nga vend vëzhgues në anëtare e asociuar. Ky mekanizëm i aleancës ushtarake përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare.
Përveç Kosovës, anëtare të asociuara janë dhe nëntë vende te tjera, në mesin e tyre edhe Serbia e Bosnjë-Hercegovina.
Gjatë punimeve në Sofje të Bullgarisë, një delegacion serb ka dorëzuar një letër të kryeparlamentares Ana Brnabiç, që kërkonte që Kosovës të mos i avancohej statusi në NATO. Por siç duket, nuk është marrë parasysh kjo përpjekje e radhës e Beogradit për të penguar Kosovën.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…