BOTA

Një hartë zbulon se sa thellë sulmuan dronët e Ukrainës në Rusi

Sulmet me dron thellë brenda territorit rus të kryera nga Ukraina mund të shkaktojnë disa net pa gjumë për ata në rrethin e brendshëm të Vladimir Putinit.

Në sulmin e fundit të guximshëm, një magazinë e naftës në një aeroport afër Kursk u godit të mërkurën, sipas guvernatorit lokal Roman Starovoit, në atë që ishte sulmi i dytë i tillë në rajonin e tij në po aq ditë.

Rajoni i Kurskut kufizohet me Ukrainën, por sulmet shumë më tej brenda Rusisë kanë treguar se Kievi gjithashtu mund të shikojë larg vijës së parë të konfliktit për t’i dhënë Moskës një “grusht në hundë”.

Baza ajrore e Engels është rreth 700 kilometra milje nga Ukraina, ndërsa baza e Dyagilevo është rreth 650 kilometra nga kufiri.

“Ata me shumë mundësi sapo demonstruan një aftësi të re për të goditur kudo në Rusi”, ka thënë majori në pension i ushtrisë amerikane John Spencer, një ekspert kryesor i luftës urbane, i cili i përshkroi këto sulme si një “moment shumë të madh në luftë”.

Ministria ruse e mbrojtjes akuzoi Kievin për përdorimin e dronëve të epokës sovjetike në sulmet që synonin “çaktivizimin e avionëve rusë me rreze të gjatë”.

Disa ekspertë kanë thënë se dronët e përmendur janë Tu-141, të cilët u zhvilluan nga ushtria sovjetike në vitet 1970 dhe 1980.

Kievi nuk ka marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmet, por i ka përshëndetur ato.

Madje, një zyrtar i lartë ukrainas i tha ABC News se forcat speciale ukrainase ishin thellë brenda territorit rus dhe ndihmuan në drejtimin e dronëve drejt të paktën një prej bazave të goditura.

Ai tha se kjo tregoi dobësi në hapësirën ajrore ruse dhe ishte “shumë e zgjuar” që Ukraina të godiste vendndodhjet ushtarake, në vend të infrastrukturës civile që forcat e Moskës kanë shënjestruar, gjë që ka çuar në ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike.

E zyrtarë të lartë perëndimorë të cituar nga Reuters kanë thënë të martën se sulmet ishin më të largëtat brenda Rusisë që nga fillimi i luftës dhe kështu do të kishin dhënë një “goditje psikologjike”, pasi Moskës do t’i duhej të konsideronte se si t’i mbante të sigurt bombarduesit e saj me rreze të gjatë, me aftësi bërthamore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

18 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago